Një zjarr është përhapur në Parkun e Pishave në Sllatinë në mëngjesin e të martës.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Mal Gashi, ka njoftuar se është pranuar informata për zjarr rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe se janë angazhuar 14 zjarrfikës dhe tri automjete. Ai ka thënë se ekipet ende po merren me shuarjen e zjarrit, por zjarri tashmë është nën kontroll.
“Ekipi menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, ku ishte përfshirë sipërfaqe e madhe nga zjarri. Kemi angazhuar personel shtesë – 10 vetë – dhe në vendin e zjarrit janë 14 zjarrfikës dhe 3 automjetet. Ekipet janë duke u marrë me shuarjen e zjarrit dhe sipas informatave tashmë është nën kontroll”, ka thënë Gashi.