Fjalë Kyçe

Vijnë reshjet a para të borës!

Vijnë reshjet a para të borës!

Gjatë natës pati reshje të dendura shiu sidomos në Shqipëri dhe lokalisht edhe në vise tjera dje intensiteti i reshjeve ishte i ndryshëm. Në viset e larta malore vazhduan reshjet e dendura të borës.

Pasdite dhe në mbrëmje në Kosovë do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu dhe si pasojë temperaturat do të ulen. Njëkohësisht në viset kodrinore-malore do fë fillojnë reshje të dendura bore të cilat më pastaj do të shtrihen edhe nëpër disa ultësira. Vende-vende priten reshje intensive bore. Më së paku reshje bore priten në disa ultësira të Dukagjinit, Anamoravës dhe Drenicës. Në viset tjera priten edhe shtresa solide bore sidomos në viset kodrinore-malore.

Reshjet e dendura të borës nuk do të zgjasin shumë dhe do të zhvendosen në Serbi, ndërsa tek ne pritet të vazhdojnë reshjet e herëpashershme lokale të borës edhe gjatë ditês së diele, por intensiteti i tyre nuk pritet të jetë i madh.

Java e ardhshme nisë e ftohtë dhe me reshje të pakta lokale bore. Shqipëria më në fund pritet të gjejë qetësi pas reshjeve të shumta tê ditëve të kaluara./MeteoBallkan