Liverpool kaloi një mbrëmje për t’u harruar të hënën, teksa pësoi një humbje 2-1 ndaj Wolves, në një sfidë që krijoi jo pak debate për shkak të formacionit shumë të dobët që hodhi në fushë trajneri Jurgen Klopp.
Në këtë ndeshje Xherdan Shaqirit iu dha mundësia të luante si titullar gjatë 90 minutave të lojës, por pa pasur mundësi të shkëlqente, edhe për faktin se mungonin shumë titullarë.
Aty ku pati mundësi të “thyente mallkimin” me një supergol, ishte shtylla që e ndaloi topin nga gjuajtja e tij e lirë. Dhe kështu me këtë ndeshje, 27 vjeçari regjistron humbjen e katërt në po kaq ndeshje në FA Cup.
“TEAMtalk” e ka nxjerr në pah këtë rekord negativ të shqiptarit nëpërmjet një fotoje, ku shfaqet Klopp duke e përqafuar, në formë ironike është shkruar se i duhej ky përqafim Shaqirit mbrëmë, pasi ai ka luajtur në katër ndeshje në FA Cup dhe nga të gjitha ka dalë me humbje.