Fjalë Kyçe

Vildane Zeneli tregon të vërtetën rreth spekulimeve për lidhjen me Faton Shoshin

Vildane Zeneli tregon të vërtetën rreth spekulimeve për lidhjen me Faton Shoshin

Vildane Zeneli, modelja e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën.

Ndonëse jeton në New York, modelen shqiptare e kemi parë shpesh krah vajzave të famshme shqiptare, një ndër to është edhe Era Istrefi dhe në bazë të komenteve te fotot e njëra-tjetrës mund të kuptojmë miqësinë e tyre.

Në anën tjetër, Zeneli është parë edhe krah menaxherit të njohur Faton Shoshi, i cili ka patur në menaxhim Erën, gjersa u fol edhe për një lidhje sentimentale mes tyre.

Por pas ndarjes nga këngëtarja, ai dhe Vildane u përfolën për një romancë, që rezulton të mos jetë e vërtetë, kjo pasi modelja e tregoi këtë të shtunë në emisionin “Shiko Kush Luan”.

“E kam patur komshi, njiheshim familjarisht, nuk ka patur asnjë të vërtetë”, tha mes të tjerash modelja.