Fjalë Kyçe

“Virusi nuk po kursen as fëmijët e vegjël”, Krasniqi: Po përjetojmë një valë të rëndë

“Virusi nuk po kursen as fëmijët e vegjël”, Krasniqi: Po përjetojmë një valë të rëndë

“Po përjetojmë një valë të rëndë të pandemisë. Sot 78 pacientë janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Mendojmë se varianti Delta ka fituar shumë sa i përket mundësisë që përhapet. Kjo valë po përcillet edhe me prekje të grupmoshat e reja, madje duke mos kursyer edhe fëmijët e vegjël, madje kemi pasur humbje edhe jete te gratë shtatzëna”.

Kështu u shpreh Valbon Krasniqi, drejtues i përgjithshëm i SHSKUK-së për A2 CNN, teksa foli për situatën e pandemisë në Kosovë.

Krasniqi thekson se në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës janë trajtuar edhe qytetarë nga Shqipëria. Madje, ai tregon se aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore.

“Sa i përket pacientëve nga Shqipëria, ne kemi trajtuar kryesisht pacientë në spitalin e Prizrenit dhe të Gjakovës. Sot, kemi 8 pacientë që po merr trajtim në këto dy spitale, njëri prej tyre po merr trajtim në spitalin e Prizrenit dhe 7 qytetarë të tjerë në Gjakovë”.