Një mikroorganizëm i quajtur Covid-19 po ndryshon modelet, ritmet dhe rregullat e globalizmit.
Ai u nis nga Kina duke ndjekur të njëjtat rrugë të globalizmit: tregtia dhe turizmi përmes ajrit, dhe më pas të gjitha mënyrat e tjera të kontaktit midis banorëve të tokës, thotë “Corriere della Sera”. Në katër muaj virusi infektoi 7 milionë njerëz dhe ka vrarë 380 mijë prej tyre. Kina është furnizuesi më i madh në botë i produkteve me kosto të ulët, veçanërisht në komponentët mekanikë dhe tekstilet.
Është vendi ku shumë kompani perëndimore në njëzet vitet e fundit kanë zhvendosur një pjesë të fabrikave të tyre duke ndjekur koston më të ulët të punës. Epiqendra e infektimit ishte pikërisht Evropa, dhe më pas Shtetet e Bashkuara, ose vendet që kanë lokalizuar më shumë ose që varen nga furnizimet kineze. I vetmi shërim ose parandalim i njohur deri më tani, mbetet distanca fizike, që është e kundërta e globalizmit. Gazeta thekson se ndërkohë, janë rritur pabarazitë.
Në Shtetet e Bashkuara, deri tani 26 milionë vetë kanë aplikuar për përfitime të papunësisë. Megjithatë, në 30 vitet e kaluara, ata që ishin të pasur janë bërë edhe më të pasur, dhe të varfrit, i kanë parë kushtet e tyre të përkeqësohen. Në 1980, 1% më e pasur e popullsisë amerikane arriti të kishte 11% të pasurisë totale, por në vitin 2014 kjo pjesë kishte arritur në 20%. Sipas të dhënave më të fundit të Oxfam-it të paraqitura në Davos, 2,153 miliarderë kanë më shumë para se 60% e popullsisë së botës.
Kodet e taksave ndryshojnë, dhe loja mund të bëhet një domino. Pas kësaj krize globale shëndetësore dhe sociale, çështja e rishpërndarjes së pasurisë, vazhdon “Corriere”, do të jetë e vështirë t’i shmanget një drejtësie më të madhe.