Trafiku në rritje përpara spitaleve të Wuhan-it në Kinë që në gusht të vitit 2019, mund të sugjerojë se koronavirusi e ka goditur këtë zonë më herët seç është raportuar, thotë një studim i ri i Universitetit Harvard.
Ekspertët U janë referuar pamjeve satelitore që tregojnë sipas tyre rritje të trafikut jashtë pesë spitaleve në wuhan, nga fundi i gushtit deri në dhjetor. Në një rast, hulumtuesit thonë se kanë numëruar 171 makina jashtë spitalit më të madh të qytetit, Tianyou, në tetor të vitit 2018.
Të dhënat satelitore nga e njëjta periudhë kohore në vitin 2019 tregojnë 285 makina të parkuara në të njëjtin vend, që do të thotë 67 përqind më shumë.
“Shumë studime janë ende të nevojshme për të zbuluar plotësisht atë që ka ndodhur. Kjo është vetëm një provë tjetër”, tha udhëheqësi i studimit, Dr. John Brownstein.
Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, e ka origjinën nga Wuhani, ku autoritetet kineze ia raportuan OBSH-së rastet e para me pneumoni të rëndë në 31 dhjetor, 2019 – pa e ditur ende shkakun e tyre.