Fjalë Kyçe

Visar Ymeri: LDK dhe VV mendim pa veprim, PDK veprim pa mendim

Visar Ymeri: LDK dhe VV mendim pa veprim, PDK veprim pa mendim

Visar Ymeri nga PSD’ja ka thënë se mënyra se si kjo parti ka bërë politikë si grup opozitar duhet të jetë shembull për partitë e tjera sipas tij. Ymeri vlerësoi partitë politike me rimë sikur Albin Kurti jo shumë kohë më parë, transmeton Gazeta Metro.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të flitet për politkbërjen të cilën e ka bërë PSD’ja si grup opozitar parlamentar dhe bashkëpunimin e herëpashershëm dhe për çështje të caktuar me qeverinë e Kosovës që ka kulmuar me themelimin e Delegacionit Shtetëror për Dialogun”.

“Këto paraqesin një perspektivë ndryshe në atë se si do të duhej të silleshim politikisht karshi çështjeve që kanë rëndësi jetike për vendin dhe që si procese bartin rrezik të madh për vendin”.

Ymeri në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës, duke folur për dialogun me Serbinë, ka treguar se si e ka parë ai qasjen e partive të tjera politike karshi këtij procesi.

“Karshi dialogut në këtë legjislaturë i kemi pasur dy lloj politikbërjesh. E para ka qenë mendim pa veprim dhe e dyta veprim pa mendim”.

“Mendim pa veprim është pak a shumë mënyra se si janë sjellë Vetëvendosja dhe LDK’ja të cilët kanë fol, por nuk kanë ndërmarrë asgjë që në politikë është përsiatje shterpë. Në anën tjetër atë që paraqet PDK’ja si mënyrë e qeverisjes është veprim pa mendim”.