Fjalë Kyçe

Vitia: 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Vitia: 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tëtë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri I të gjithë rasteve të shkojë në 79.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka njoftuar edhe për shërimin e një prej pacientëve.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”, ka shkruar Vitia.