Fjalë Kyçe

Vitia kërkon pikët ndaj 2 Korrikut, vjen vendimi i FFK-së

Vitia kërkon pikët ndaj 2 Korrikut, vjen vendimi i FFK-së

Klubi i Vitisë ka kërkuar që ndeshja e fituar në terren ndaj 2 Korrikut në kuadër të xhiros 21 të Ligës së Parë të regjistrohet me rezultatin e arritur, pasi paraprakisht kryeqytetasit e kishin fituar sfidën në tavolinë.

Megjithatë, Komisioni i shkallës së dytë ka refuzuar kërkesën e Vitisë dhe ndeshja i takon 2 Korrikut me rezultat zyrtar, 3:0.

Njoftimi i FFK-së

Komisioni Disiplinor i shkallës së dytë (Komisioni për ankesa) në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë; 17.04.2019 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “VITIA “nga Vitia me numër të protokollit 391/1 të datës 10.04.2019 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 05.04.2019 në dënimin e klubit dhe lojtarit nga ndeshja e javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve VITIA – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Viti dhe për të njëjtën duke iu referuar Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika A, duke vendosur ankesën e ushtruar sjelli këtë;

V E N D I M

1.Refuzohet ankesa e klubit të futbollit “VITIA “nga Vitia me numër të protokollit 391/1 e datës 10.04.2019 si e pa bazuar.

2.Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 05.04.2019 dhe dënimi i klubit në të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë euro) mbetet në fuqi.

A r s y e t i m

Me rastin e shqyrtimit të ankesës së klubit të futbollit “Vitia “nga Vitia, Komisioni për ankesa pati për bazë raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe nga të njëjtit bazuar në provat dhe faktet relevante lidhur me rastin, konstatoi së Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka zbatuar drejtë dhe me përpikëri dispozitat juridike duke aplikuar ligjërisht Rregulloren disiplinore nenin 63 . II/15 për mashtrim dhe sjellje në lajthim, paragrafi 1 pika; 3 , 6, 9 dhe nenin 56 . II/9 paraqitje e parregullt e lojtarëve , paragrafi 1 pika 7 dhe 8.