Fjalë Kyçe

Vitia: Mjekët në Kosovë kanë paga dinjitoze, ndër më të lartat në Ballkan Perëndimor

Vitia: Mjekët në Kosovë kanë paga dinjitoze, ndër më të lartat në Ballkan Perëndimor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë për “Ekonomia Online”, se mjekët në Kosovë kanë rroga dinjitoze dhe “ndër më të lartat në Ballkan Perëndimor”, si shkak i rritjes së koeficionit të Ligjit të Pagave.

Vitia krahas pagave, ka përmendur edhe “përkushtimin që kanë për renovimin e klinikave në QKUK e Spitale të Përgjithshme”.

Vitia ka thënë se prioritet e kanë blerjen e aparaturave dhe renovimin e klinikave në QKUK.

“E para, nga viti i kaluar mjekët tash kanë një rrogë dinjitoze, nga rrogat më të larta që kanë mjekët në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër jemi duke investuar në çdo vend, janë katër klinika bosh në QKUK që janë para renovimit rrënjësor, për t’i përmirësuar kushtet dhe është duke punuar më të madhe në bllokun operativë, cili kur nuk ka pasur filtra si duhet sterilizimi dhe kemi çaluar shumë me infeksione intra spitalore për shkak mungesës së këtyre filtrave dhe po bëhen sallat moderne në krejt bllokun operativ në QKUK”, tha Vitia. “Në anën tjetër po vazhdojmë edhe investime në spitalet e përgjithshme, sepse një pjesë e madhe e problemeve edhe në Qendrën Klinike Universitare është sepse nuk ka pas investime për një kohë shumë të gjatë në spitale të përgjithshme qoftë në infrastrukturë, qoftë në aparatura dhe këtë jemi duke e bërë vazhdimisht”.

Vitia ka përmendur edhe “ligjet për çmimin e produkteve farmaceutike dhe ato për sigurime shëndetësore”.

Shëndetësia në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ikja e mjekëve, mungesa e sigurimeve shëndetësore, infrastruktura jo e mirë, lisat e gjata të pritjeve, janë vetëm disa nga problemet që vazhdojnë ga prekin shëndetësinë në vend.