Fjalë Kyçe

“Vizitë fantastike me shumë projekte para nesh”, nënkryetari i Prishtinës lajmërohet nga Tirana

“Vizitë fantastike me shumë projekte para nesh”, nënkryetari i Prishtinës lajmërohet nga Tirana

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë ku është pritur nga homologu i tij, Erion Veliaj. Bashkë me Ramën ishte edhe nënkryetari Alban Zogaj.

Zogaj ka folur për këtë vizitë, teksa thotë se ishte fantastike. Ai paralajmëroi edhe shumë projekte.

“Vizitë fantastike në Tiranë! Falenderojmë shumë Kryetarin Erion Veliaj për mikpritjen e jashtëzakonshme. Shumë mundësi e projekte para nesh. #TiranaPrishtina”, ka shkruar ai./Indeksonline