Fjalë Kyçe

‘Vjedhja’ e këngës i ndan Motrat Mustafa e Shyhrete Behlulin, vazhdon përplasja

‘Vjedhja’ e këngës i ndan Motrat Mustafa e Shyhrete Behlulin, vazhdon përplasja

Vazhdon përplasja për këngën.

Të njohura për shumë hite të përbashkëta, Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli së fundi po përballen me mosmarrëveshje.

E gjithë kjo për shkak të ‘nënave’ të tyre.

Artistet kishin menduar publikimin e një kënge kushtuar nënës. Deri këtu gjithçka ishte në rregull. Problemi doli se ato kishin planifikuar që pjesë e videos së këngës të ishin nënat e tyre të vërteta.

E para që e bëri një gjë të tillë ishte Shyhrete Behluli, e cila muajin e kaluar publikoi ‘Je e vetmja’. Pjesë e klipit ishte edhe nëna e saj.

Kjo shkaktoi reagimin e Motrave Mustafa. Ato thanë se kjo ishte ide e tyre, dhe se këngëtarja e famshme ua vodhi.

Akuza ndaj Behlulit u dhanë edhe në emisionin ‘N’Kosovë Shoë’ ku ishin të ftuara Motrat Mustafa. Ato njëherit promovuan këngën ‘Çika e Nanës’ derisa në klip kanë edhe nënën e tyre.

Behluli deri më tani nuk ka reaguar derisa për detaje të tjera shikoni videon më poshtë.