Fjalë Kyçe

Vjedhje e rëndë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Gjakovë

Vjedhje e rëndë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Gjakovë

Vjedhjet nëpër shtëpi private, biznese, e institucione të ndryshme janë shndërruar në një dukuri shqetësuese, duke shkaktuar kështu humbje të mëdha e pasiguri te qytetarët. Dorës së hajnave nuk u ka shpëtuar as objekti i vjetër i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Gjakovës, i cili gjatë ditës së djeshme ka qenë cak i vjedhjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me vjedhjen që është kryer në këtë objekt, pasi rasti u denoncua nga një zyrtar i QRA-së.

Sipas burimeve, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit duke thyer xhamat, e më pas kanë arritur që të marrin gypa të ngrohjes dhe disa radiatorë.

Momentalisht nuk dihet vlera e saktë e dëmit të shkaktuar si dhe nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.