Fjalë Kyçe

Vjen freskia e shumëpritur!

Vjen freskia e shumëpritur!

Kjo fundjavë do të karakterizohet me mot mjaft të paqëndrueshëm dhe me zhvillime të vranësirave të shiut. Këto vranësira do të na sjellin edhe freskimin e motit pas një vape të padurueshme sidomos në mjediset urbane.

Rrebeshe shiu priten në Kosovë (jo në tërë territorin), viset kontinentale të Shqipërisë, në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe normalisht në Mal të Zi. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në ato rajone ku do të ketë reshje pritet freskim i motit, megjithatë dominimi i të nxehtit dhe zagushisë do të vazhdojë veçanërisht në ato rajone ku nuk do të kenë fat të kenë rrebeshe shiu.

Sidoqoftë nuk do të mundojnë edhe intervalet e gjata kohore me diell dhe zagushia para dhe gjatë krijimit të vranësirave të shiut. Reshjet do të jenë tipike verore dhe nuk duhet pritur shi në tërë territorin ngase kështu është natyra e këtyre reshjeve. Në bregdet dhe perëndim të Shqipërisë nuk priten reshje me përjashtim ndoshta të ndonjë zhvillimi të izoluar. Në viset tjera priten zhvillime dhe vranësira të shiut të cilat vende-vende do të kushtëzojnë rrebeshe shiu, por prapëseprapë nuk priten reshje gjithëpërfshirëse.

Në disa vise mund të ketë zhvillime të shtrëngatave të fuqishme të shoqëruara me rrebeshe intensive dhe breshër./Meteoballkan