Arbër Zeneli ka marrë një lajm të mirë pas transferimit te Reims në Francë.
Ylli i Kosovës në afatin kalimtar të janarit vendosi të ndryshoi mjedis, duke u larguar nga Heerenveen, në drejtim të Ligue 1.
23 vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën Reims, lëvizje që cilësohet e matur për t’u rritur tutje në karrierë.
Aventura e Zenelit te Reimes mund të nis sonte zyrtarisht, me lojtarin që është ftuar për derbin ndaj Marseille të famshme.
Zeneli është në mesin e 18 lojtarëve të ftuar nga trajneri i Reims.
Ndeshja mes Reims dhe Marseille fillon nga ora 21:00.