Fjalë Kyçe

Vjen një lajm i rëndësishëm për liberalizimin e vizave

Vjen një lajm i rëndësishëm për liberalizimin e vizave

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE në Bashkim Evropian, ka votuar sot pro fillimit të negociatave me Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, për Kosovën.

Në një votim në Komitetin LIBE, 49 anëtarë të këtij komiteti votuan pro fillimit të negociatave me Këshillin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, teksa 13 kanë votuar kundër këtij propozimi, raporton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja e Komitetit LIBE të BE-së në rrjetin social Twitter. Komiteti ka bërë të ditur se ky propozim duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

“Komiteti LIBE pajtohet të fillojnë bisedimet me Këshillin Evropian mbi propozimin e heqjes së vizave për Kosovën. Mandati do të duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian”, njofton Komiteti LIBE, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Nëse propozimi i Komitetit LIBE votohet në Parlamentin Evropian, atëherë vendimi për heqjen e vizave për kosovarët do t’i takojë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.