Fjalë Kyçe

Osmani kundër Veliut: VV-ja dhe LDK-ja bashkë për orientim euro-atlantik

Osmani kundër Veliut: VV-ja dhe LDK-ja bashkë për orientim euro-atlantik

Vjosa Osmani nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ofertës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo në fund të postimit ka bërë pytjen se “Çfarë do të ju duhet partia kur nuk kemi më Kosovë?”.

Postimi i plotë:

Miqësitë që LDK-ja ndërtoi me botën demokratike janë ato që përcaktuan orientimin strategjik te vendit tonë: orientim pro-perendimor e euro-atlantik.

Para rreth dy vitesh, partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, filluan nismën për shfuqizimin e gjykatës speciale, e cila nga partnerët tanë u quajtë ‘thike pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimi euro-atlantik’. Meqë miqtë tanë ndërkombetarë dhe kërkesat e tyre injoroheshin nga Presidenti i vendit dhe partitë në pushtet, që të gjithë u drejtuan tek zyret e LDK-së. Sërish, ishte pikërisht LDK-ja, vendi ku do të mbrohej shtetësia, miqësitë dhe orientimi pro-perendimor i vendit. Por këtë nuk mund ta bënim vetë. Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje. Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës. Atë ditë, është rikonfirmuar orientimi pro-perendimor dhe euro-atlantik. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombetarë.

Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njejtë me atë që Ambasadori i atehershem amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes ne v.2017 ku ishin bashkuar zyrtare nga LDK e LVV: CFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TE KETË MË KOSOVË