Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani dorëzon detyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe u.d së presidentit tek Glauk Konjufca

Vjosa Osmani dorëzon detyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe u.d së presidentit tek Glauk Konjufca

Vjosa Osmani ka dorëzuar mandatin tek Kryeparlamentari i i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Vjosa Osmani ia ka lëshuar zyrën dhe zyrtarisht Glauk Konjufca tani e tutje do të jetë Kryetar i Kuvendit të Kosovës si dhe i njëjti do të jetë u.d i Presidentit të Kosovës.

Deri në zgjedhjen e re të Presidentit të Kosovës, Konjufca do të jetë në drejtimin e këtij institucioni.

Osmani ka uruar Konjufcën për marrjen e detyrave të reja, ndërsa Konjufca e falënderoi Osmanin madje duke theksuar se e njëjta do të zgjidhet Presidente e Kosovës.

“E falenderoj zonjën Vjosa Osmani… E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes.Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese”, tha Konjufca.