Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani fluturon mbi qiellin e Kosovës

Vjosa Osmani fluturon mbi qiellin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë, në përvjetorin e vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë në vitin 1999 bashkë me aleatët tjerë.

Ajo me këtë rast ka falënderuar komandantin e KFOR-it, gjeneral Federicin, komandantin e komandës regjionale Perëndim, kolonel Marioriello, si dhe ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando si dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera pjesëmarrësve, për ri-afirmimin e angazhimit për sigurinë në Kosovë.

“Kontributi i ushtarëve të NATO-s ndër vite dhe prezenca e angazhimi i vazhdueshëm i tyre në vendin tonë mbetet jashtëzakonisht i çmueshëm dhe një garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë”, shkruan Osmani në Facebook.