Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani, model për të rinjtë e Kosovës

Vjosa Osmani, model për të rinjtë e Kosovës

Në një atmosferë madhështore në mesin e shtumë të rinjve, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka theksuar çështjen më të rëndësishme, që LDK-ja i ka ofruar vendit kandidaten më të re për kryeministre, ka zgjedhur për model, Vjosa Osmanin.

Sipas njoftimit të LDK-së, Osmani ka thënë se Qeveria e LDK-së do të bashkëqeverisë me të rinjtë, për LDK-në, politika është bashkëveprim dhe bashkëveprimi me rininë është veprim për të ardhmen.

“Rinia është arsyeja pse kam garuar, ndërsa gara të cilën do ta bëj së bashku me rininë është arsyeja pse do të fitoj. Bashkë me ju do ta bëjmë betejën për shpresën, kundër krimit, betejën për qëndrimin në vend të ikjes dhe do ta fitojmë atë”.

“Në ditën e parë të punës në kryeministri, do t’i thërras organizatat rinore, për ta hartuar projektin tonë të përbashkët për shtet të të rinjve”, është shprehur Osmani para shumë të rinjve, në parkun e qytetit në Prishtinë.