Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani nga Veriu i Kosovës mesazh kundër ndryshimit të kufijve

Vjosa Osmani nga Veriu i Kosovës mesazh kundër ndryshimit të kufijve

Kandidatja e LDK’së për kryetare të Qeverisë, Vjosa Osmani, së bashku me kreun e LDK’së në Prizren, Anton Qunin,  kanë vizituar disa fshatra në veri të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Osmani ka dhënë mesazh kundër prekjes së kufijve, duke potencuar se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, shkruan Gazeta Express.

“Data 6 tetor do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli zot Kosovës në vitet ‘90 e do t’i dalë zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Në komunikatën zyrtare të lëshuar nga LDK’ja thuhet se “Në Kullën e Isa Boletinit, në të cilën ishin mbledhur shumë qytetarë të këtij rajoni, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë”.

Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, ka shtuar ajo.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga z. Anton Quni, kryetar…

Gepostet von Lidhja Demokratike e Kosovës am Montag, 23. September 2019