Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani shpërthen në lot: Fehmi Agani ishte krah i djathtë i ish-presidentit Rugova

Vjosa Osmani shpërthen në lot: Fehmi Agani ishte krah i djathtë i ish-presidentit Rugova

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërthyer në lot derisa ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit Fehmi Agani, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij. Aty Osmani ka shpërthyer në lot, sipas raportimi të Ekonomia Online.

Derisa fliste për të, nga fotografia e shkrepur shihet se Osmani është përlotur.

Ajo ka thënë se Fehmi Agani ishte krah i djathtë i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ndryshe sot bëhen 22 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK’së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit.