Fjalë Kyçe

Vlora Çitaku takon Mike Pompeo: Kosova, e bekuar me mbështetjen e SHBA-ve

Vlora Çitaku takon Mike Pompeo: Kosova, e bekuar me mbështetjen e SHBA-ve

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Çitaku nuk ka dhënë detaje rreth bisedës që mund të ketë zhvilluar në takimin me Pompeo, por ka shtuar se Kosova është e bekuar me mbështetjen e SHBA-ve, njofton Klan Kosova.

”Festat janë më të veçanta kur ndahen me miq 🌟

Bashkë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo

Kosova është e bekuar me mbështetjen e SHBA-ve 🇽🇰 🇺🇸”, shkruan Çitaku në facebook.

Takimi mes Ambasadores Çitaku dhe Sekretari Pompeo u bë në kuadër të pritjes vjetore për korin diplomatik, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.