Fjalë Kyçe

Vodhi tri copa kaçkavall: Dështon seanca ndaj të akuzuarit

Vodhi tri copa kaçkavall: Dështon seanca ndaj të akuzuarit

Të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet gjykimi pasi ka munguar i akuzuari për vjedhjen e tri copave të kaçkavallit, Kenan Kurtiq.

Gjykimi u shty për një datë të pacaktuar nga gjyqtari Gent Beka, i cili njoftoi se palët do ftohen me ftesa të rregullta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e paraparë, prezent ishte prokurori i rastit Zef Prendrecaj.

Sipas aktakuzës së ngritur më 17 korrik 2019, i akuzuari Kenan Kurtiq më 07 mars 2018, pasi ka hyrë në marketin Viva Fresh në Fushë Kosovë, i pandehuri i ka vendosur disa produkte, përkatësisht tre copë të kaçkavallit nën xhaketë në vlerë prej 24 euro, ku kalon pa i paguar dhe në dalje nga marketi është ndal nga sigurimi i marketit në fjalë, ku në xhaketë i janë gjetur produktet.

Në këtë mënyrë, sipas Prokurorisë së Shtetit, i pandehuri Kenan Kurtiq ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi