Fjalë Kyçe

Von Cramon e sheh shumë të rëndësishme përfshirjen e SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi

Von Cramon e sheh shumë të rëndësishme përfshirjen e SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi

Raportuesja për Kosoën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se është shumë e rëndësishme që SHBA të jetë e përfshirë në dialog, pasi ajo është për stabilitet në planin afatgjatë.

Von Cramon ka folur për “Kosovo Online” pas vizitës që përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer ia kanë bërë Kosovës dhe Serbisë javën e kaluar.

“Përfaqësuesi special Palmer filloi të punonte nën administratën e presidentit Trump, por ai shpreson se tash mund ta vazhdojë punën e tij në mënyrën që vërtetë ndihmon bashkëpunimin multikulturor”, thotë Von Cramon. “Akterët evropianë sigurisht e vlerësojnë angazhimin e presidentit amerikan Joe Biden dhe po, rajoni vërtetë ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së. Asociacioni i komunave serbe është sigurisht një nga pyetjet, por ka aq shumë se çfarë komuniteti serb do të mund të bënte në këtë proces. Besoj se në dialog ka gjëra tjera urgjente, por shpresoj që qershori të paraqesë një fillim të ri në proces”.