Fjalë Kyçe

Votat e diasporës për Pejën, ky është rezultati mes LDK’së e LVV’së

Votat e diasporës për Pejën, ky është rezultati mes LDK’së e LVV’së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar sot votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Me këtë rast, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e LDK’së, Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota, gjithsej 231.

Pas tij, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Agusholli, gjithsej 71.

Kandidati i AAK’së për kryetar, Rrustem Berisha ka marrë 55 vota.

Ndërsa, pa asnjë votë ka mbetur Kreshnik Husaj i PDU’së, Drena Podrimçaku i PB’së dhe Gavi Veselaj.

Kujtojmë që zgjedhjet e 17 tetorit në Pejë i ka fituar Gazmend Muhaxheri i LDK’së.

Ai ka arritur të siguroj 60,41 për qind apo 22 mijë e 778 vota./Express