Fjalë Kyçe

Votat me kusht në Dragash, ky është kandidati që siguroi më së shumti

Votat me kusht në Dragash, ky është kandidati që siguroi më së shumti

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në komunën e Dragashit më së shumti vota me kusht ka marrë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e LDK’së, Bexhet Xheladini.

Ai ka marrë 72 vota.

Pas tij më së shumti vota ka marrë kandidati i PDK’së, Shaban Shabani, gjithsej 61.

I treti me më së shumti vota është Adnan Redzeplar nga Vakat me 41 vota.

Kandidatja e LVV’së, Kaltrina Salihu ka marrë 24 vota.

Kandidati i AAK’së, Agron Gashi ka marrë 3 vota, ndërsa aj i BKK’së, Xhevxhet Tahiri, 2 vota.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit, Bexhet Xheladini i LDK’së ka marrë 34,76 për qind apo 4 mijë e 455 vota, ndërsa ai i PDK’së, Shaban Shabani ka marrë 33,69 për qind apo 4 mijë e 318 vota.