Fjalë Kyçe

Voton Daut Haradinaj: Këto janë zgjedhjet më të mira të pasluftës

Voton Daut Haradinaj: Këto janë zgjedhjet më të mira të pasluftës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka votuar sot në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.

Haradinaj pas votimi në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve që përmes votës të bëjnë ndryshimin që e dëshirojnë për kryeqytetin.

‘’Sot është një ditë feste, procesi po shkon shumë i qetë, lus që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të bëjnë ndryshimin në kryeqytet që të gjithë e dëshirojnë’’, u shpreh Haradinaj.

Tutje Haradinaj tha se këto janë zgjedhjet më të mira që nga paslufta me kontributin e të gjithëve.

‘’I falënderoj të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut që këto të zgjedhje të jenë zgjedhjet më të mira që nga paslufta në Kosovë’’, përfundoi Haradinaj.