Fjalë Kyçe

Voton kryeministri Kurti

Voton kryeministri Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të dielë.

Kurti ka votuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votim, njofton Klankosova.tv.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqyteti posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Republikës së Kosovës anembanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush do të vendos – përcaktojnë se kush do të jenë udhëheqësit e tyre”.

“I inkurajojë të qytetarë pa dallime që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër i vendit bashkë me qeverinë do të punojë e bashkëpunojë në fuqizimin e komunave të vendit. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët në të gjitha komunat ku banojnë, veprojnë e punojnë”, deklaroi kryeministri Kurti.