Te Bazeli krenohen me Taulant Xhakën! Futbollisti i Kombëtares shqiptare është nominuar për golin më të bukur të vitit në Superligën zvicerane.
Perla e “luanit” kuqezi në sfidën ndaj Jang Bojsit është në listën e golave më të bukur të shënuar në vitin kalendarit 2018, teksa klubi zviceran iu bën thirrje të gjithë fansave që të votojnë për golin e Xhakës.
Linku i golit është publikuar edhe nga mesfushori shqiptar në rrjetet sociale, teksa kërkon ndihmën e të gjithë tifozëve shqiptarë, për ta fituar këtë çmim! Është momenti që të gjithë tifozët shqiptarë anë e mbanë botës, të tregojnë veten dhe t’i japin një dorë Xhakës duke votuar, raportojnë mediet shqiptare.