Fjalë Kyçe

Voziti veturën pa regjistrim, policia gjobit shoferin me 200 euro dhe ia konfiskoi veturën

Voziti veturën pa regjistrim, policia gjobit shoferin me 200 euro dhe ia konfiskoi veturën

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në magjistralen Ferizaj-Prishtinës, saktësisht në fshatin Babush ka hasur në një shofer i cili po voziste veturën me afat të skaduar të regjistrimit.
Policia ka shqiptuar gjobë me 200 euro dhe ia ka konfiskuar veturën.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit , ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.