Fjalë Kyçe

Vrajse në tentativë në Suharekë – arrestohet një person

Vrajse në tentativë në Suharekë – arrestohet një person

Në Policinë e Kosovës është raportuar se dje në Suharekë dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë, kanë raportuar se kanë pasur një mosmarrëveshje me dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Këta të fundit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka të lënduar, përveç dëmtimit të veturës së tyre, njofton.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar kontrollin e shtëpive të tyre.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një armë gjysmë automatike me dy predha të kalibrit 7.62mm.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe njëri nga ta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.