Fjalë Kyçe

Vrasja e 50-vjeçarit në Gjilan, prokuroria del me detaje për arrestimin e të dyshuarit të katërt

Vrasja e 50-vjeçarit në Gjilan, prokuroria del me detaje për arrestimin e të dyshuarit të katërt

Prokuroria e Gjilanit ka dhënë detaje shtesë në lidhje me arrestimin e të dyshuarit të katërt në lidhje me vrasjen e Bakush Veselit në këtë komunë.

Veseli ishte vrarë në një kafiteri në qytetin e Gjilanit më 12 shtator të vitit që lamë pas, shkruan lajmi.net.

Dje është arrestuar edhe një person, siç njofton Prokuroria me inicialet L.J, pasi që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasje.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ka ndaluar edhe një person, me inicialet L.J., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V”, thuhet në komunikatë.

“Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit.