Fjalë Kyçe

Vrasja e dyfishtë në Pejë, sekuestrohen dy armë në vendin e ngjarjes

Vrasja e dyfishtë në Pejë, sekuestrohen dy armë në vendin e ngjarjes

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë që ekipet e policisë dhe Prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mbrëmë ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë.

Nikçi në një konferencë për media, ka thënë që janë sekuestruar dy armë dhe gëzhojat që janë përdorur në këtë rast.

“Sot gjatë ditës kryeprokurori së bashku me prokuroren kanë dalë ne vendngjarje. Janë sekuestruar dy armë dhe gëzhojat që janë përdorur për personat e vrarë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se duhet të jenë të rezervuar për shkak që të mos dëmtohen hetimet.

“Derisa të përfundojnë të gjitha veprimet hetimore për këtë çështje duhet të jemi të rezervuar për shkak se është rast i ndjeshëm dhe mund t’i dëmtojmë hetimet. Në disa pista po zhvillohen hetimet në mënyrë intensive dhe pasi të përfundojnë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Nikçi.