Fjalë Kyçe

Vrasja në Pejë, ky është i dyshuari

Vrasja në Pejë, ky është i dyshuari

Një perleshje me thika sot në lagjen Fidanishte në Pejë i ka marrë jetën një të riu.

Vdekjen e E. Mekaj nga kjo përleshje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, i plagosuri ka humbur betejën me jetën” ka konfirmuar Sahiti për Indeksonline.

Ndërkohë, Indeksonline ka arritur të sigurojë edhe një fotografi të një personi, i cili po dyshohet të jetë autor i këtij krimi.

K.Selimaj dyshohet të ketë therur me thikë Mekajn, i cili nuk u bëri ballë plagëve të marra nga ky incident.