Fjalë Kyçe

Vrasje brenda familjes në Soniq të Rahovecit

Vrasje brenda familjes në Soniq të Rahovecit

Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit. Dyshohet se personi i cili ka kryer vrasjen është familjarë i viktimës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj.