Fjalë Kyçe

Vrasje me armë zjarri , autori ekzekuton viktimën në banesë

Vrasje me armë zjarri , autori ekzekuton viktimën në banesë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë, raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi, P.V., rreth 50 -vjeç.

Autori i vrasjes është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima prej një muaji ishte kthyer nga Anglia. Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.