Fjalë Kyçe

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një person është sulmuar me thikë në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë pasditen e së mërkurës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë dhe shpinë pasi u godit nga një i dyshuar që ka ikur pas sulmit në drejtim të panjohur, njofton Klan Kosova.

Ai ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe është liruar në shtëpi. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.