Fjalë Kyçe

Vrasjet në Kosovë, Rrecaj: Diskursi aktual politik ka kontribuar në rritjen e rasteve

Vrasjet në Kosovë, Rrecaj: Diskursi aktual politik ka kontribuar në rritjen e rasteve

Ish-polici dhe avokati, Visar Rrecaj, ka theksuar se ka një tendencë në rritje të rasteve të dhunshme që shkojnë deri te vrasja, dhe sipas tij, kësaj i ka kontribuar diskursi i politikës aktuale që “prej vitit 2015 kanë mbjellë gjuhën e urrejtjes”.

Sipas tij, rastet e dhunës dhe vrasjet në vend janë si rezultat i mbjelljes së urrejtës dhe mosdurimit nga ana e diskursit politik.

“Tashmë në Kosovë kanë ndryshuar edhe metodat e vrasjeve, që ka qenë kryesisht me armë zjarri dhe të ftohta, tash kemi edhe vrasje me shkop bejsbolli edhe vrasje me makinë. Unë e shoh një tendencë në rritje të rasteve të dhunshme deri te vrasja, dhe unë kam një përshtypje që në kohën aktuale i ka kontrubu diçka kësaj pune. Unë mendoj që edhe diskursi shoqëror nëpër media, kryesisht diskursi edhe i politikës si sidomos i politikes aktuale prej vitit 2015 e kemi mbjellë gjuhën e urrejtjes, mosdurimin, polarizim, edhe tash veç po jep rezultat gjithë kjo mbjellje e urrejtës dhe mosdurimit edhe normal që ka me prodhu pasoja më pas”, ka deklaruar Rrecaj në RTV Dukagjini.

“Nuk po funksionon shteti, nuk po funksionon gjyqësori” ishin deklaratat e sociologut Jeton Brajshori, por Rrecaj nuk është pajtuar me të.

Aii ka thënë se Policia e Prokuroria kanë kohët e fundit kanë kryer arrestimin e personave të dyshuar për vrasje.

“Nuk mund të themi se nuk është duke funksionuar”, ka shtuar ai.

Mes tjerash, ai ka deklaruar se gjyqësori nuk mundet të ndikohet prej fjalëve të politikës dhe opinionit publik për ta shqiptuar një dënim.

Gjithashtu, Rrecaj ka theksuar se nuk duhet të krijohet diskursi që ai person i cili ka para mund t’i shpëtoj burgimit.

“Ka edhe milionerë që kanë ndenjur në burg ndër vite edhe nuk duhet të ndërtohet këtë diskurs edhe me thënë që kush ka pare shpëton prej burgu. Nuk do të thotë që ke pare e shpëton”, ka thënë Rrecaj.