Fjalë Kyçe

Vrau ish- bashkëshorten dhe vëllain e saj, ishin divorcuar para 3 vitesh, prindër të 3 fëmijëve

Vrau ish- bashkëshorten dhe vëllain e saj, ishin divorcuar para 3 vitesh, prindër të 3 fëmijëve

Vëlla e motër u ekzekutuan me armë në oborrin e shtëpisë së tyre nga ish-bashkëshorti i vajzës.

Ata janë të ndarë pre 3 vitesh, prindër të tre fëmijëve.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 20:40 në Kodër Rrëshen të Mirditës. Të pajetë mbetën Esmeralda Filopati 36 vjeç dhe vëllai, Vledison Filopati.

Ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Kolecaj 47 vjeç nga fshati Zejmen i Lezhës, pas krimit të rëndë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kolecaj është shpallur në kërkim nga policia, ku për kapjen e tij janë përfshirë edhe RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Fatmir Kolecaj mësohet se më herët ka qenë edhe i ndaluar nga policia, për dhunë në familje.

Djali që mbeti viktimë, Vledison Filopati, 34 vjeç pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.