Fjalë Kyçe

Vritet me armë zjarri një 17-vjeçare në Tiranë

Vritet me armë zjarri një 17-vjeçare në Tiranë

Një vajzë 17-vjeçare është vrarë me armë zjarri, ndërsa një djalë 23 vjeç ka mbetur i plagosur.

Siç njofton oranews, ngjarja  ka ndodhur sonte në zonën e Laprakës në Tiranë, në rrethana ende të paqarta.

“Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç. Shtetasja B. Gj., ka vdekur në spital, ndërsa shtetasi E.B., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.