Fjalë Kyçe

Vritet me armë zjarri një person në Podujevë, derisa po lëvizte me biçikletë

Vritet me armë zjarri një person në Podujevë, derisa po lëvizte me biçikletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gërdovc të Podujevës.

Një person është vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rreth orës 08:00 policia ka arrestuar një person të dyshimtë, për vrasjen e ndodhur në këtë fshat.

“Personit të dyshuar B.B, mashkull 47 vjeç i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje është theksuar se viktima në këtë rast është G.B, mashkull 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili u cilësua si Vrasje e rëndë”, tha Ahmeti.

Ndryshe sipas informacioneve të para dyshohet se viktima ishte duke lëvizur me biçikletë në këtë rajon të Podujevës, por që më pas është goditur prapa shpinës nga një person që ishte në një veturë e cila po qarkullonte në këtë anë.