Fjalë Kyçe

Vritet një 43 vjeçar në Lushnje

Vritet një 43 vjeçar në Lushnje

Qyteti i Lushnjes u trondit mëngjesin e sotëm nga një atentat.

Besnik Hida është ekzekutuar në momentin kur po pinte një kafe në katin e dytë të një lokali.

Atentati ndodhi në lagjen “Skënder Libohova” në momentin kur viktima sapo ishte ulur për të konsumuar një kafe.

“Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e policisë së Lushnjes” informon policia.

Besnik Hida është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vjet më parë në një atentat për të cilën dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu, raporton TCH.

Latifi është shok me nipin e Aldo Bares, i njohur si kapoja i Bandës së Lushnjes.

Dyshohet se kjo vrasje ka lidhje me përplasjet e mëparshme midis dy grupeve atyre të Aldo Bares dhe të Laert Haxhiu.