Fjalë Kyçe

Vritet një kosovar 20-vjeçar në një përleshje në Zvicër

Vritet një kosovar 20-vjeçar në një përleshje në Zvicër

Në një pikë karburanti në Geuensee në Zvicër të shtunën mbrëma erdhi te një përleshje mes disa personave. Shumë prej tyre u lënduan rëndë, ndërsa një kosovar 20-vjeçar nuk arriti t’i mbijetonte plagëve, raporton “Blick”.

Ardit N. shofer kamioni nga Kantoni i Luzernit nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve që mori.

Ende Ali N. nuk po mund të besojë se nipi i tij vdiq. Arditi i kishte thënë babait mbrëmë se nuk do të qëndronte gjatë.

“Arditi nuk donte të qëndronte gjatë, i tha babait se do të qëndronte deri në ora 23:00”, thotë xhaxhai i tij.

Rrahja ndodhi në pikën e karburantit Avia, ndërsa Policia e Luzernit mori informatë rreth orës 19:15.

Një kosovar 20-vjeçar nuk i mbijetoi plagëve.

Ali N. thotë se ende nuk po e dinë arsyen, pasi thotë se Arditi gjithmonë ka qenë i sjellshëm dhe nuk ka qenë njeri problematik.

Edhe Policia e Luzernit po heton arsyet prapa përleshjes. Në përleshje thuhet se janë përfshirë disa sirianë, irakianë, shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe zviceranë.

Disa të lënduar rëndë shkuan në spital. Prokuroria po shikon arsyet prapa kësaj rrahje dhe dëshmitarët e kësaj ngjarje mund të paraqiten në Policinë e Luzernit.

*Emrat janë ndërruar nga gazeta Blick