Fjalë Kyçe

Vuçiq: Bisedimet në Munih ishin të ashpra

Pas bisedimeve dhe takimeve të shumta me njerëz me ndikim nga politika në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, presidenti serb Aleksandar Vuçiçqtha se pozita e Serbisë është e ndryshme dhe më e mirë se sa ishte dhe se është krenar për këtë.

Ai për RTS tha se bisedimet në Mynih ishin të ashpra dhe të mira dhe theksoi se “marrëdhëniet Beograd-Prishtinë u bënë një nga çështjet qendrore jo vetëm për ne,  rajonin tonë, por edhe për më gjerë”, transmeton Klan Kosova.

Në kuadër  Konferencës së Sigurisë të mbajtur në Gjermani, kreu i shtetit serb është takuar me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi në një panel të veçantë të drejtuar nga komisioneri evropian, Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.