Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u mundua ta arsyetoj deklaratën e kryeministres, Ana Brnabiq, e cila tha se shqiptarët janë të dalur nga mali.
Vuçiq tha se kryeministrja kur i tha këto fjalë kishte menduar për krerët e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.
“Ajo nuk foli për të gjithë kombin, por vetëm për tre prej tyre”, u tha Vuçiq gazetarëve duke thënë se është shumë e çuditshme që Bashkimi Evropian e cilësoi si fyese deklaratën e Ana Brnabiq. /Periskopi/