Fjalë Kyçe

Vuçiq diskuton për Kosovën edhe në Romë

Vuçiq diskuton për Kosovën edhe në Romë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë takim të rëndësishëm në Romë prej ku do të udhëtojë për në Tiranë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë sot në Itali ku do të takohet me Ministrin italian të Punëve të Brendshme, Matteo Salvini.

Vuçiq tek Salvini sheh një politikan me ndikim në Evropë dhe do të diskutojë për Kosovën, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.  Pas takimit me zyrtarin e lartë italian, Vuçiq do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të mbahet Samiti i procesit Brdo-Brijun.

Vuçiq në Tiranë do të takohet me zyrtaren e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën ishte takuar edhe në Samitin e Berlinit, javën e kaluar.

Pjesë e Samitit në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kurse, Vuçiq sot do të takohet edhe me ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Në takim do të marrin pjesë ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë si dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian.

Të nesërmen, Vuçiq do të marrë pjesë në një takim të procesit të Brdo-Brijun ku mysafirë special do të jetë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.