Fjalë Kyçe

Vuçiq: Dorëheqja e Haradinajt është një trik politik

Vuçiq: Dorëheqja e Haradinajt është një trik politik

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, mbrëmë kishte mbeldhur një takim urgjent të krerëve të shtetit, ndërkohë sot  ashtu siç kishte premtuar, ka folur për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Ai ka folur nga zyra e tij në Beograd, duket thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt është një trik politik, dhe një lëvizje e Haradinajt për të dominuar mbi kundërshtarët e tij politikë.

“Ne kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po shkojnë në atë drejtim për të shtyrë edhe më tepër dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dorëheqja e Haradinajt është një trik politik, përmes të cilit dëshiron të fitoj më shumë popullaritet dhe të dominojë mbi kundërshtarët e tij politik”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij Haradinaj dëshiron që të kthehet edhe më i fuqishëm pas Hagës, për të fituar më shumë vota në zgjedhjet e mundshme në shatotr.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje të premten, pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të intervistohet në Hagë si i dyshuar.