Fjalë Kyçe

Vuçiq flet për Kosovën, thotë se koha e vdekjeve ka kaluar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të vazhdojë t’i mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë.

Vuçiq ka deklaruar se është e nevojshme të kuptohen përgjegjësitë historike. Por sipas tij, kjo nuk do të thotë se kosovarët nuk do të përgjigjen me fjalë të forta.

“Mos u shqetësoni për njerëzit tanë në Kosovë, unë nuk do të premtojë asgjë pasi ata që kanë premtuar kam humbur gjithçka. Ne do të mbrojmë popullin tonë, por më lejoni të mendoj mirë se çfarë duhet të bëj”, ka thënë presidenti serb, përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se ‘koha e vdekjeve ka kaluar dhe ka ardhur koha e fëmijëve’.

“Për ne gjëja me e rëndësishme është t’i përkushtohemi së ardhmës, të mendojmë për punën. Mos u shqetësoni, siç kam bërë deri tani në duelet me Thaçin do vazhdojë edhe më fort ta mbroj Serbinë dhe intersat e saj”, është shprehur Vuçiq.

Tutje, ai ka shtuar se Serbia duhet të ketë më shumë lindshëmëri pasi njerëzit kanë emigruar dhe nuk po ka më aq të rinj prezent.